Një moment i papritur i ka ndodhur Gjestit gjatë një prej koncerteve të tij të fundit, teksa po performonte përpara publikut.
Gjatë performancës, artisti është afruar pranë pjesës së skenës ku ndodheshin pajisjet e efekteve speciale. Pikërisht në atë moment është aktivizuar një prej CO₂ jets, pajisje që lëshojnë me presion kolona të dendura gazi dhe përdoren shpesh në koncerte për efekte vizuale.
Nga pamjet që po qarkullojnë në rrjet, Gjesti duket se ndodhej shumë pranë pajisjes në çastin e aktivizimit dhe shtëllunga e ka kapur drejtpërdrejt në zonën e fytyrës.
Reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm. Këngëtari shihet duke u tërhequr dhe duke ngritur duart përpara fytyrës, i befasuar nga shpërthimi i papritur i efektit.
Pavarësisht momentit të sikletshëm, nuk rezulton që situata të ketë sjellë ndonjë problem serioz dhe performanca ka vijuar.

Leave a Reply