“E gjithë Turqia po flet për ta!” – Aktori i njohur me fjalë të mëdha për yjet e “Daha 17”

Seriali i njohur i Kanal D, “Daha 17”, po vazhdon të korrë sukses çdo të diel në mbrëmje, ndërsa vëmendjen kryesore po e marrin talentet e reja të këtij projekti.

Çağan Efe Ak (në rolin e Arasit) dhe Ata Yaşat (në rolin e Teomanit) kanë fituar zemrat e publikut me performancat e tyre fantastike.

Marrëdhënia e tyre e shkëlqyer reflektohet edhe jashtë kamerave.

Aktori i njohur Çağdaş Onur Öztürk, i cili së fundmi mori vlerësime të jashtëzakonshme për interpretimin e personazhit të Serhatit — një burrë i sëmurë që nuk mund të fliste — ka ndarë një foto të ngrohtë me dy aktorët e rinj në llogarinë e tij në Instagram.

Krijuar nga Pastel Film me producentë Yaşar İrvül dhe Efe İrvül, seriali po kthehet në një nga më të ndjekurit e sezonit. Krahas fotos, Öztürk nuk i kurseu fjalët më të mira për bashkëaktorët e tij:

“Sa më shumë rriten e shkëlqejnë në ekran, aq më të thjeshtë e me zemër të pastër mbeten jashtë kamerave. Sot e gjithë Turqia po flet për ta, por prapë prapaskenave vazhdojnë të buzëqeshin me të njëjtin emocion si në ditën e parë. Një ‘Mashallah’ i madh për talentin dhe shpirtin e tyre! Uroj që rruga juaj të jetë gjithmonë e hapur, të dashur!”

Ky mesazh plot sinqeritet u mirëprit menjëhirë nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët shpërthyen në komente mbështetëse e urime si për aktorët e rinj, ashtu edhe për kolegun e tyre që i mbështeti publikisht. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*