
Bashkëshortja e Vali Corleones, Anita, është liruar nga burgu dhe tashmë është ribashkuar me partnerin e saj.
Lajmi u bë i ditur pas një bisede telefonike të publikuar në rrjetet sociale nga TikTok-eri i njohur, Rasim Avdyli.
Në videon e shpërndarë, Rasimi shihet teksa po komunikon në video call me çiftin, duke shprehur gëzimin e tij për lirimin e Anitës:
“Shyqyr Zotit koke dal Anita”, ndërsa ajo i është përgjigjur me falënderime: “Faleminderit, faleminderit dhe respekte për juve”.
Gjatë kësaj telefonate, Rasimi i ka uruar Anitës edhe lajmin e ëmbël të pritjes së ëmbël, duke i thënë se ka dëgjuar që është shtatzënë. Anita e ka konfirmuar me gëzim këtë detaj, duke thënë: “Po, faleminderit prej Zotit, Elhamdulilah jam shtatzënë”.

Leave a Reply