
Sara Hoxha është dënuar me gjobë nga policia rrugore gjatë kohës që po drejtonte makinën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram Story, ku ka ndarë me ndjekësit një pamje nga brenda mjetit.
Në foton e publikuar shihet ekrani i makinës, ku në ato momente ajo po dëgjonte këngën më të re të Dhurata Dorës dhe Gjestit, “Gasolina”.
“Mora gjobë për këtë foton. Totalisht e merituar. Nuk fola fare,” ka shkruar Sara mbi foto.
Shkak për këtë penalizim ka qenë pikërisht përdorimi i telefonit gjatë vozitjes për të bërë fotografinë.
Sidoqoftë, Sara e ka pranuar masën administrative me mjaft sportivitet, duke mos e kundërshtuar vendimin e zyrtarëve policorë. /Prive By Liberta Spahiu/


Leave a Reply