Shqipe Hysenaj shijon pushimet me vëllain, një detaj në foto ngatërroi ndjekësit

Shqipe Hysenaj ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet verore, ku shfaqet duke kaluar momente relaksi dhe duke shijuar ditët me diell.

Në një prej imazheve, vëmendjen e mori dora e një djaloshi që shihej pranë saj. Fillimisht, ky detaj bëri që shumë ndjekës të aludonin se Shqipja mund të ishte në pushime me të dashurin.

Megjithatë, dyshimet u sqaruan shpejt. Djaloshi që shfaqet në fotografi nuk është partneri i saj, por vëllai i Shqipes, me të cilin po kalon pushimet.

Kështu, një detaj i vogël në fotografi mjaftoi për të nxitur komente në rrjet, por në fund rezultoi se bëhej fjalë për një moment të bukur familjar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*