‘Është larguar nga shtëpia’, Selin thirrje ndjekësve për ndihmë

Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka nisur ditën e sotme me një lajm jo të mirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se i është larguar nga shtëpia qeni i saj i dashur, i quajtur Willy.

Përmes një fjalie të ngarkuar me emocione dhe shqetësim, Selin u ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndjekësve të saj për ta gjetur sa më parë kafshën e saj shtëpiake.

“Dita nisi me lajme jo shumë të mira. Willy është larguar nga shtëpia! Ju lutem kush e shikon të më shkruaj, ka një pullë ngjyrë kafe të lehtë në fund të shpinës e cila e bën lehtësisht të identifikueshëm. Ndihmë!”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ajo ka shpërndarë edhe disa fotografi të qenushit të saj të bardhë, me shpresën se dikush nga ndjekësit do ta pikasë dhe do ta ndihmojë të rikthehet shëndosh e mirë në shtëpi.

Shpresojmë që Selin ta gjejë sa më shpejt shëndoshë e mirë qenin e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*