Ethet e finales së madhe të Kupës së Botës kanë përfshirë të gjithë, e duket se nuk kanë lënë anash as personazhet e njohur të ekranit.
Ndeshja e kësaj të diele, mes Spanjës dhe Argjentinës, po pritet me padurim, dhe secili ka filluar të mbajë anën e tij.
Mes shumë njerëzve që kanë ndarë parashikimet e tyre është edhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, Leo.
Përmes një videoje të ndarë së fundmi me ndjekësit në TikTok, ai ka treguar hapur se në këtë përballje të madhe do të jetë në mbështetje të Spanjës.
Në videon e publikuar, Leo shihet i veshur me fanellën zyrtare të kombëtares spanjolle dhe e ka shoqëruar me këngën e njohur në gjuhën spanjolle “Y que fue?”.
Krahas videos, ai ka vendosur edhe mbishkrimin e qartë: “Le ta fitojmë Kupën e Botës”.
Me këtë postim ai ka ndezur akoma më shumë atmosferën para sfidës kryesore të vitit, ndonëse gjithçka është e hapur dhe mbetet të shihet nëse do të fitojë Spanja apo Argjentina. /Prive By Liberta Spahiu/
@leonardo_gashi Lets win the World Cup🇪🇸 #fyp #dance #fürdich ♬ son original – theimusic 🎧

Leave a Reply