Ish-banorja e BBVK 2, Iliriana, ka zhvilluar së fundmi një pyetësor me ndjekësit e saj në Instagram story.
Mes pyetjeve të shumta, spikati një ngacmim i këndshëm rreth formave të saj trupore dhe sekretit pas një fiziku gjithmonë në top formë.
Një prej ndjekësve e ka pyetur drejtpërdrejt:
“Sa ëmbëlsira po han dhe si nuk po trashesh? Je shumë e mirë, loçkë!”
Iliriana nuk ka ngurruar të përgjigjet me shumë sinqeritet, duke treguar hapur se si e menaxhon peshën dhe çfarë konsumon:
“Shpesh më thoni kështu, por më besoni që nuk ha shumë. Ka vetëm një kohë të shkurtër që kam dëshirë të konsumoj çokollata, sidomos me lajthi. Nuk ha as tortë e as bakllava, sepse sa më shumë që han, aq më shumë shtohet pesha. Megjithatë, ka një kohë të gjatë që nuk shtoj peshë. Personalisht, më pëlqen vetja të jem më e dobët, sepse mendoj se po të jem më e plotë, nuk më ka hije shumë.”
Me këtë përgjigje, ajo tregoi se përtej gjenetikës që e ndihmon të mos shtojë në peshë, sërish bën kujdes me ushqimin, duke pranuar se thjesht ndihet më mirë dhe më komode me një fizik më të hollë.


Leave a Reply