Këngëtarja Lule Mustafa vazhdon ta mbajë larg vëmendjes publike jetën e saj private, duke zgjedhur që të mos e ekspozojë identitetin e të fejuarit. Ajo rrallëherë ndan detaje që lidhen me marrëdhënien e tyre.
Edhe në rastet kur publikon momente nga përditshmëria, Lulja kujdeset që partneri i saj të mos shfaqet apo të mos identifikohet.
Kjo ka qenë një zgjedhje e vazhdueshme e artistes për ta ruajtur privatësinë e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Ndonëse është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe në skenën muzikore, Lule Mustafa vazhdon ta ndajë jetën profesionale nga ajo personale, duke mos zbuluar më shumë rreth të fejuarit të saj.

Leave a Reply