Një lëvizje e papritur në rrjetet sociale ka ndezur kureshtjen e të gjithë adhuruesve të muzikës shqiptare.
Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi, e cila njihet edhe si ushtruese e vokalit të Taynës, ka ndarë së fundmi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet në studio muzikore krah dy prej emrave më të suksesshëm të skenës sonë: Taynës dhe Dhurata Dorës.
“Studios tonë iu shtua edhe një yll tjetër. Dhurata Dora sot bashkë edhe me Tayna. Punë, energji, të qeshura… edhe pak magji”, ka shkruar Adelina krahas fotos, duke lënë të kuptohet se diçka e madhe është duke u përgatitur në prapaskenë.
Ky takim misterioz në studio ka ngritur menjëherë dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artisteve. Kujtojmë se Tayna dhe Dhurata Dora nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë më parë në një projekt muzikor, gjë që e bën këtë bashkim akoma më ekskluziv dhe të shumëpritur për publikun.
Nëse dyshimet rezultojnë të vërteta dhe vajzat po sjellin një këngë të re, ky projekt padyshim që do të jetë një prej hiteve më të mëdha të vitit. Duke pasur parasysh bagazhin e tyre të pasur artistik, stilin unik dhe pëlqyeshmërinë që gëzojnë te audienca, suksesi është i garantuar.
Ndonëse artistet kanë zgjedhur të mos zbulojnë më shumë detaje, neve na mbetet të kuptojmë në vijim se çfarë do të sjellë saktësisht ky takim mes dy super artisteve.

Leave a Reply