Me mbarimin e verës, vjen koha e formateve televizive që mbajnë audiencën të mbërthyer para ekranit.
Aktualisht po flitet shumë në rrjet mbi Big Brother VIP Kosova, i cili pritet të rikthehet fuqishëm me sezonin e tij të pestë. Pritshmëritë janë padyshim shumë të mëdha, fiks sikurse në sezonet paraprake. Nëpër TikTok tashmë veçse kanë nisur të qarkullojnë edhe emra potencialë për kastin e ri, por sigurisht, e gjitha kjo për momentin mbetet vetëm në kuadër të spekulimeve.
Megjithatë, kjo vjeshtë do të jetë krejtësisht ndryshe. Dhe ja pse.
Burime të sigurta të Prive by Liberta Spahiu kanë bërë të ditur se Ferma VIP është thuajse e kryer që nuk do të nisë në mars siç jemi mësuar, por shumë më herët. Sipas burimeve tona, formati me shumë gjasë do të startojë në muajin tetor. Ky kalendar i ri e vendos programin kokë më kokë në garë për audiencë fillimisht me formatin kosovar, e më pas për një periudhë të shkurtër edhe me Big Brother VIP Albania 6, i cili pritet të nisë në dhjetor si rëndom.
Këto janë saktësisht planet e produksionit që shpjegojnë edhe pyetjen e bërë para disa ditëve në rrjet nga Eraldo Rexho si producent dhe Holta Dulaku si producente ekzekutive, të cilët pyetën ndjekësit se kë do të donin të shihnin në Ferma VIP 4.
Ajo që mbetet ende për t’u definuar nga ana e tyre është ekipi përbërës. Është bërë thuajse traditë tashmë që asnjë moderatore të mos mbijetojë në dy sezone rresht, teksa kujtojmë që edhe për Arbanën u fol hapur që ka pasur mospajtime.
Mbetet të shihet se si do ta absorbojë audienca këtë ndryshim të madh.

Leave a Reply