Olta zbulon mësimin më të madh që ka marrë nga jeta: “Mos lakmo, mos pretendo”

Olta ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh reflektues përmes pyetësorit në Instagram.

Aktorja pranoi pyetjen: “Cila është këshilla më e mirë që mund t’i thoje dikujt nga ajo çfarë jeta të ka mësuar?”

Ajo u shpreh se një nga mësimet më të rëndësishme që ka marrë nga jeta është durimi, duke pranuar se nuk është një virtyt që e ka pasur natyrshëm, por një cilësi që përpiqet ta ndërtojë çdo ditë, shkruan Indeksonline.

“Çelësi i rëndësishëm në jetë mendoj që është durimi. Unë nuk e kam virtyt natyral, por e kultivoj çdo ditë, punoj me veten time. Mos lakmo dhe as mos pretendo, puno çdo ditë drejt qëllimit tënd”, shkroi Olta në përgjigjen e saj.

Mesazhi i saj nënkupton numrat “444”, një simbol që shpesh lidhet me energji pozitive, besim dhe vazhdimësi në rrugëtimin personal./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*