Ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, duket se po përjeton një nga momentet më të veçanta të jetës së saj personale.
Prej kohësh në media kanë qarkulluar raportime se modelja është në pritje të fëmijës së saj të parë, megjithatë ajo ka zgjedhur ta mbajë këtë periudhë larg vëmendjes publike, duke mos bërë asnjë deklaratë zyrtare.
Së fundmi, Xhuli është parë në “Alba Festival” në Zvicër, ku ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve. Në fotografitë e publikuara nga eventi, ajo shfaqet e veshur me të zeza, ndërsa barku i rrumbullakosur duket qartë, duke shuar kështu dyshimet për shtatzëninë.
Sipas raportimeve që po qarkullojnë në mediat rozë, ajo është në pritje të binjakëve, një djali dhe një vajze. Gjithashtu, thuhet se gjinia e foshnjave është mësuar së fundmi, duke realizuar një dëshirë që modelja e kishte shprehur më herët për t’u bërë nënë.
Megjithatë, deri në këto momente, vetë Xhuli nuk ka konfirmuar publikisht as shtatzëninë dhe as raportimet për binjakët.


Leave a Reply