Ledion Liço paralajmëron rikthimin e BBVA? Postimi i tij “godet” rrjetin

Një postim i Ledion Liços në Instagram ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka shtuar kuriozitetin për atë që pritet të ndodhë me “Big Brother VIP Albania”.

Moderatori ka publikuar një fotografi mjaft interesante, të shoqëruar me mbishkrimin: “Thonë që ju ka marrë malli…”, shkruan Indeksonline.

Ky mesazh ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente, duke shprehur padurimin për ta parë sërish në ekran. Disa prej tyre e kanë interpretuar postimin si një sinjal për sezonin e ardhshëm të BBVA-së.

Megjithatë, Ledioni nuk ka dhënë ende detaje konkrete se çfarë po vjen, duke lënë gjithçka në mister.

A është ky paralajmërimi i parë për rikthimin e “Big Brother VIP Albania”? Mbetet për t’u parë!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*