Bashkohen pesë yjet më të mëdhenj të repit shqiptar, publikohet “LIVE IT UP”

Skena muzikore shqiptare është “goditur” me një prej bashkëpunimeve më të mëdha të këtij viti.

Klepto, Ledri Vula, Lumi B, Capital T dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat në projektin e ri muzikor “LIVE IT UP”, një këngë që pritet të dominojë platformat muzikore dhe rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

I realizuar nga BIGDEAL RECORDS, projekti sjell energji, ritëm modern dhe një kombinim unik të stileve të artistëve që prej vitesh janë ndër emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare.

“LIVE IT UP” ka bashkuar në një këngë pesë prej reperëve më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Që në minutat e para të publikimit, projekti ka ngjallur interes të madh te fansat, të cilët e kanë cilësuar si një nga bashkëpunimet më të forta të vitit.

Me videoklip dinamik, paraqitje luksoze dhe performanca energjike nga secili artist, “LIVE IT UP” synon të kthehet në një prej hiteve kryesore të sezonit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*