Reagimi i Ermalit pasi Sara Karaj nuk arriti finalen bëhet viral

Mbrëmja gjysmëfinale e “Ferma VIP 3” solli jo vetëm shpalljen e pesë finalistëve, por edhe një moment që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.

Vendi i fundit në finale u vendos mes Ilir Shaqirit dhe Sara Karajt, dy nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni.

Në momentin kur Arbana Osmani lexoi emrin e Ilir Shaqirit si finalistin e fundit, vëmendjen e mori menjëherë opinionisti Ermal Mamaqi.

I ulur në panel, Mamaqi nuk e fshehu gëzimin për rezultatin. Sapo dëgjoi emrin e Ilirit, ai u ngrit menjëherë nga karrigia dhe kërceu nga entuziazmi, një reagim spontan që u vu re nga publiku dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjet.

Ndërkohë, me kualifikimin e Ilir Shaqirit, lista e finalistëve të “Ferma VIP 3” u plotësua zyrtarisht, duke vulosur garën finale mes Mimoza Ahmetit, Bujakës, Soni Malajt, Elvis Pupës dhe Ilir Shaqirit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*