A i ndau Françeska Brikenën dhe Mateon?

Prej disa ditësh rrjetet sociale janë mbushur me akuza dhe spekulime për ndarjen e çiftit Brikena e Mateo nga Big Brother VIP Albania 5.

Shumë përdorues kanë aluduar se Franceska Rustem mund të jetë arsyeja pas ndarjes së tyre, duke e akuzuar për xhelozi ndaj Brikenës apo për ndërhyrje në marrëdhënien e tyre.

Në një intervistë të re, Franceska vendosi të sqarojë publikisht situatën dhe të mbyllë çdo keqkuptim. Ajo foli me qetësi për videon që Brikena e kishte postuar dhe më pas e kishte fshirë, gjë që kishte nxitur shumë komente negative ndaj saj.

“Në rrjetet sociale, një video që Brikena e ka postuar, pastaj e ka fshirë, nuk e di pse. Për mua it’s ok, një video që ka qenë Brikena dhe unë kam qenë anësore duke e parë. Dhe të gjithë fansat dhe njerëzit që më ndjekin mua dhe ndjekin Brikenën, kanë qenë me idenë që Franceska e xhelozon Brikenën ose Franceska ka gisht në ndarjen e tyre. Dua ta sqaroj këtë faktin, nuk dua ta lë kështu të hapur”, tha ajo.

Franceska shtoi se nuk e pëlqen fare këtë lloj situate dhe se nuk është tipi i njeriut që merret me jetën private të të tjerëve. “Nuk jam as tip xheloz, as tip që ndan çifte, as tip që merret me punët e të tjerëve. Jam një njeri që më interesojnë shumë punët e mia dhe punët e mia t’i bëj më së miri, të jem më e mira në punët e mia, në vendin që më është caktuar. Unë e kam shumë xhan Brikenën. Jo si Brikena e Mateos, unë e kam xhan Brikenën për vajzën që është dhe për vajzën që unë do të njoh në Top Arena”.

Ndërkohë, nga sonte e tutje, si Brikena ashtu edhe Mateo do të jenë pjesë e ekipit të Top Arenës. Emisioni që drejtohet nga Ed Manushi dhe Franceska Rustem do t’i ketë ata në stafin e përhershëm çdo natë live, deri në fund të Botërorit 2026. Kjo lëvizje vjen në një moment kur publiku ka ndjekur nga afër historinë e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Mateo arriti deri në vendin e tretë në edicionin e pestë, ndërsa Brikena u largua një javë para finales. Marrëdhënia e tyre ishte një nga temat më të ndjekura të sezonit, por tani duket se kapitulli i tyre i përbashkët ka marrë fund.

Franceska e mbylli sqarimin duke thënë se ndoshta disa kanë qejf të krijojnë trekëndësha imagjinarë, por ajo preferon të fokusohet te puna dhe te performanca në studio. Me prezencën e tyre në ekipin e Top Arenës si dy-ish të dashuruar, emisioni pritet të ketë më shumë arsye për t’u ndjekur. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*