“Ferma VIP 3” po shkon drejt fundit dhe tashmë është zbuluar emri i finalistit të dytë zyrtar.
Sonte gjatë gjysmëfinales, moderatorja Arbana Osmani ka lexuar zarfin dhe me anë të votave të publikut, njoftoi se Bujaka ka siguruar vendin e tij në natën e madhe të finales.
Ky vendim vjen fill pas shpalljes së finalistit të parë. Të hënën që lamë pas, ishte shkrimtarja Mimoza Ahmeti ajo që u përzgjodh e para për të prekur fazën finale të këtij reality show.
Tashmë gara po ngushtohet dhe tre fermerë të tjerë do arrijnë sonte finalen.
Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” do të mbahet të hënën e ardhshme, ku do të mësohet edhe emri i fituesit të këtij edicioni. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply