Fero provokon ndjekësit, sjell pak nga pamja e të dashurës

Prej kohësh po qarkullojnë zëra se Fero është në një lidhje me këngëtaren Diona Fona.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht raportimet që po bëjnë bujë në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, reperi ka tërhequr vëmendje me një publikim në Instastory. Ai ka ndarë një fotografi ku shihet vetëm një pjesë e pamjes së një femre, pa zbuluar identitetin e saj.

Në imazh dallohet dora e një vajze që mban një cigare të ndezur. Publikimi ka nxitur kureshtje rreth personit që shfaqet në foto, por Fero nuk ka dhënë asnjë sqarim shtesë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*