Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar gjininë e fëmijës që po pret. Përmes disa postimeve tejet të ëmbla në rrjetet sociale, këngëtarja konfirmoi se ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen sërish prindër të një djali.
Siç shihet edhe në foto, djali i tyre i parë shfaqet pranë një tullumbaceje të kaltër ku shkruhet “It’s a boy”.
Ky zbulim i bukur vjen vetëm pak javë pasi Dafina zgjodhi skenën e koncertit të saj në Tiranë për të dhënë lajmin e madh se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Gëzimi në familjen e tyre është i madh, duke pasur parasysh se nuk ka bërë ende një vit që kur Dafina dhe Kreshniku u bënë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre të pagëzuar me emrin Daskan. Tani, vogëlushi po përgatitet të bëhet me një vëlla më të vogël. /Prive By Liberta Spahiu/



Leave a Reply