Për të gjithë fansat dhe ndjekësit e tij, këngëtari Butrint Imeri ka njoftuar fillimin e një sfide tejet festive dhe krijuese të titulluar “i Pari me 100K”. Kjo iniciativë ka për qëllim të ndezë kreativitetin e përdoruesve në platformën TikTok përmes këngëve të albumit të tij të ri “i Pari”. Ajo që e bën këtë garë akoma më elektrizuese është çmimi i madh prej plot 100,000 Eurosh për fituesin.
Gjatë këtij eventi, Butrinti foli për periudhën e mungesës së tij në skenë dhe u shpreh mjaft i emocionuar për rikthimin e fuqishëm me albumin “i Pari”. Përveç detajeve të albumit, ai ndau më shumë informacione dhe zbuloi prapaskenat rreth lojës së madhe shpërblyese që ka bërë ai.
Për të hyrë zyrtarisht në garë, hapi i parë është të krijoni një video origjinale dhe interesante në profilin tuaj në TikTok. Ideja është që të shfaqni sa më shumë kreativitet duke përdorur pjesët e këngëve të albumit “i Pari” që janë aktualisht të disponueshme në profilin zyrtar Butrintit, ose çdo këngë tjetër pas publikimit të plotë të albumit më 10 Qershor.
Shpallja e fituesit do të bëhet më 3 Korrik. Në këtë datë, algoritmi do të analizojë performancën e tërësishme të angazhimit (pëlqimet, komentet, shpërndarjet dhe kohën e shikimit) për të nxjerrë 10 videot më virale. Nga këto 10 video, njëra do të përzgjedhet për të fituar çmimin e madh prej 100,000 eurosh.
Gara bazohet plotësisht në audiencë organike. Përpara shpalljes, videot do t’i nënshtrohen një verifikimi të rreptë manual dhe teknik. Çdo përdorim i klikimeve artificiale apo “bots” (si blerje shikimesh apo komentesh false) do të sjellë skualifikimin e menjëhershëm pa paralajmërim. /Prive By Liberta Spahiu/
@imbutrint "i Pari" me 100K! Lets gooooo!!!! Rregullat n'koment. #ipari ♬ original sound – BUTRINT IMERI

Leave a Reply