Dy ish-banorët e BBVK, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, kanë vendosur të mos fshihen më dhe kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre të dashurisë.
Javë më parë, emisioni ynë ‘Prive By Liberta Spahiu’ publikoi një video ekskluzive ku dyshja shihej mjaft e afërt në një nga klubet e natës në kryeqytet, duke shkëmbyer puthje e përqafime.
Ndonëse pas atyre pamjeve gjithçka ishte zbuluar, dyshja kishte preferuar të qëndronte diskrete deri më tani.
Pritjes i erdhi fundi, pasi Kushtrimi dhe Aurora kanë ndarë për herë të parë në llogaritë e tyre në Instagram momente të veçanta pranë njëri-tjetrit.
Përmes disa imazheve të publikuara në Instastory, ata kanë treguar se po kalojnë kohë së bashku, duke vulosur kështu romancën e tyre të re.
Në foton e postuar nga Kushtrimi, ai ka ndarë një pjesë nga darka romantike duke shkruar “date night”, ku fokusit nuk i ka shpëtuar dora e Aurorës dhe detajet e ambientit.
Nga ana tjetër, Aurora ka publikuar një kolazh fotosh mjaft të ëmbla nga makina, ku shfaqet e buzëqeshur e rrezatuese pranë Kushtrimit, duke mos e fshehur më lumturinë e këtij kapitulli të ri në jetën e saj. /Prive By Liberta Spahiu/



Leave a Reply