Një lëvizje e papritur në rrjetet sociale ka mjaftuar për të ndezur thashethemet se marrëdhënia mes Selin dhe këngëtarit Gjesti mund të jetë krisur.
Ndjekësit me sy të mprehtë kanë vënë re se dyshja nuk ndiqen më në Instagram, një vendim ky që ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi raportet mes tyre.
Ky veprim përbën mjaft habi për publikun, duke qenë se Gimbo, partneri i Selin, njihet prej vitesh si një prej miqve më të ngushtë të Gjestit.
Përgjatë kohës që Gimbo dhe Selin ishin pjesë e reality show-t “Big Brother VIP”, Gjesti fillimisht nuk ishte fort dakord për lidhjen e tyre.
Në atë periudhë, ai bëri një postim në Instastory ku ironizonte Selin, reagim ky që erdhi në kohën kur ajo komentohej gjatë në rrjet se po e përdorte Gimbon thjesht për lojë.
Megjithatë, pas daljes së tyre, Gjesti ndryshoi tërësisht qëndrim kur pa se ndjenjat mes çiftit ishin më se të vërteta dhe i dha mbështetjen e tij kësaj romance.
Se çfarë ka ndodhur saktësisht mes tyre që i çoi në vendimin drastik për të hequr “follow-n” (ndjekjen), nuk dihet ende.
Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një keqkuptim momental apo për një përplasje më të thjellë që mund të ndikojë edhe në shoqërinë e vjetër mes Gjestit dhe Gimbos.

Leave a Reply