Askush nuk e priste këtë fund! Mateo dhe Selin habitin fansat me veprimin e fundit (VIDEO)

Screenshot

Marrëdhënia mes Mateo Borri dhe Selin Bollati duket se është krisur përfundimisht pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Dy ish-banorët, që në fillimet e spektaklit kishin krijuar një raport shumë të afërt dhe shpesh shiheshin në mbështetje të njëri-tjetrit, tashmë nuk ndiqen më në Instagram, duke ngritur dyshime të mëdha për një prishje totale të raportit mes tyre.

Gjatë javëve të fundit brenda shtëpisë, marrëdhënia mes tyre nisi të ftohej për shkak të rivalitetit në lojë dhe debateve të vazhdueshme. Por mesa duket, pas daljes jashtë formati, situata është përkeqësuar edhe më shumë. Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e konfliktit, por fansat kanë nisur menjëherë aludimet në rrjet.

Një nga arsyet që po përflitet lidhet me komentet ironike të Mateos për “fansat indianë” dhe ndjekësit fake, kunja që shumë i lidhën drejtpërdrejt me Selinin. Kujtojmë se gjatë kohës së saj në spektakël, Selini u akuzua shpesh në rrjet për rritje të followersave dhe komenteve false, ndërsa një pjesë e publikut mendon se Mateo nuk e ka fshehur kurrë mendimin e tij për këtë situatë. Madje disa fansa pretendojnë se Mateo meritonte më shumë mbështetje reale nga publiku sesa Selini.

Tani mbetet për t’u parë nëse kjo është vetëm një krizë momentale apo fundi përfundimtar i miqësisë së tyre. Videoja dhe reagimet në rrjet kanë ndezur menjëherë debatet mes fansave të dy ish-banorëve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*