Aktori i dashur Rezart Veleshnja ka rikthyer në vëmendje një nga momentet më “pikante” të sfidave brenda Big Brother, duke e përdorur për të ironizuar Selin Finalisten. Përmes një postimi në Instagram, aktori bën një pyetje të drejtpërdrejtë e të mbushur me ironi.
Postimi i Veleshnjës është një thirrje e qartë për vëmendje ndaj ngjarjes që ndodhi javë më parë në Big Brother. Gjatë një sfide, banorët e shtëpisë u përballën me pyetje “elementare” si “Nënë Tereza” dhe “Sa vite ka një shekull”. Megjithatë, shumica prej tyre nuk arritën të jepnin përgjigjet e sakta, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ironia e Veleshnjës vjen si një “përgjigje” ndaj komentit të opinionistes Monika Kryemadhi ndaj Selinit, finalistes së BB. Kryemadhi, gjatë mbrëmjes së fundit të BB, i kujtoi Selinit sfidën.
Ky koment i Kryemadhit është parë si një ironi ndaj Selinit, e cila, pavarësisht se arriti në finale, nuk pati njohuri të përgjithshme elementare. Ironia e Veleshnjës, me pusetën, është një “përforcim” i këtij komenti, duke e përdorur pusetën si një simbol të “vjetërsisë” dhe “pa dijesh”.


Leave a Reply