Aktorja Gresa Gashi, e cila ishte pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, duket se i është përkushtuar më shumë kujdesit për veten gjatë periudhës së fundit.
Ajo ka ndarë fotografi të reja, ku shfaqet me një paraqitje të ndryshuar.
Në pozat e realizuara në ashensor, Gresa duket me një siluetë më të hollë dhe me linja trupore më të theksuara. Fotografitë e fundit tregojnë paraqitjen e saj aktuale, shkruan “Kosovarja”.
Aktorja është e njohur për angazhimet e saj në aktrim dhe për pjesëmarrjen në formatin televiziv. Ajo vazhdon të ndajë momente nga jeta e saj përmes rrjeteve sociale.


Leave a Reply