E vërteta që fshihet pas fotos virale të Gjestit

Gjatë ditës së djeshme, rrjetet sociale u pushtuan nga një fotografi ku shihej Gjesti pranë një vajze, imazh ky që u përhap me shpejtësi si një “paralajmërim” për rikthimin e tij në muzikë. Shumë fansa aluduan se bëhet fjalë për xhirimet e një videoklipi të ri, i cili do të shënonte rikthimin e tij në skenë pas periudhës së vështirë të humbjes së vëllait të tij.

Mirëpo, pas një hulumtimi mbi vërtetësinë e këtij imazhi, rezulton se e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Fotoja që ka bërë xhiron e rrjetit nuk është reale, por është një imazh i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI). Përdorimi i këtyre teknologjive ka krijuar konfuzion te ndjekësit, duke bërë që shumë prej tyre të besojnë se artisti është duke xhiruar projektin e ri muzikor.

Nga ana tjetër, burime për Prive By Liberta Spahiu zbulojnë se ndonëse fotoja në fjalë është false, Gjesti nuk po qëndron duarkryq. Ai po punon intensivisht në studio muzikore për të finalizuar këngët e tij të reja, duke kanalizuar emocionet e tij në muzikë, por aktualisht nuk ka nisur asnjë xhirim klipi siç pretendohej në postimet virale.

Ky rikthim i Gjestit po pritet me kureshtje të madhe nga publiku, i cili i ka qëndruar pranë me mesazhe ngushëllimi gjatë muajve të fundit. Edhe pse imazhi i djeshëm doli të ishte një produkt i teknologjisë, puna e palodhshme në studio tregon se shumë shpejt do të kemi diçka zyrtare dhe reale nga vetë artisti. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*