Këngëtari kosovar Labinot Rexha ka kohë që ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e formatit “Big Brother”.
Mirëpo, duket se përkundër dëshirës, vendimet ishin ndryshe.
Artisti la të nënkuptohet që do jetë pjesë e një reality-show por ku e si mbetet për t’u parë.
‘Ndoshta Shqipëri, ndoshta Rumani, ndoshta Itali, po diku po. Javën tjetër do të më shihni’, tha shkurt për Indeksonline.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme, ai publikoi një shkrim: “Baba po vjen, dhe me të vjen e vërteta”, duke lënë ndjekësit të mendojnë për një pjesëmarrje të afërt në këso formati.
Labinot Rexha ka ndezur dyshimet për një hyrje të mundshme në reality show me një postim enigmatik, i cili u fshi pak minuta më vonë.
“Baba po vjen, dhe me të vjen e vërteta”, shkroi ai, duke lënë ndjekësit të mendojnë për një pjesëmarrje të afërt, transmeton IndeksOnline.
Ndërkohë që Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur, Rexha ka ngjallur dyshime edhe për një mundësi në Shqipëri, pas një fotoje të publikuar pranë objektit të Top Channel.
Reagimet e ndjekësve ishin të ndryshme, nga mbështetja e inkurajimi deri te ironia, por shumica e perceptuan postimin si paralajmërim për hyrje në lojë.
Fshirja e menjëhershme e statusit ka shtuar kuriozitetin, dhe mbetet për t’u parë nëse “Baba” do të bëhet pjesë e formatit që e ka mbajtur gjithmonë në fokus.


Leave a Reply