Hati Brika transformohet pas grimit, ja si duket pa make-up: Pamjet virale

Hati Brika, një nga personazhet e njohura të rrjeteve sociale, ka tërhequr vëmendjen me një video ku shfaqet me dhe pa grim.

Në pamjet e publikuara, influencerja shfaqet fillimisht me një pamje natyrale, pa produkte kozmetike në fytyrë, ndërsa më pas prezanton rezultatin përfundimtar pas grimit.

Ndryshimi është i dukshëm, veçanërisht te zona e syve, vetullat dhe konturimi i fytyrës, ku përdorimi i produkteve të ndryshme të make-up-it i jep një tjetër pamje.

Në të dyja paraqitjet, Hati shfaqet me shami, por me ngjyra të ndryshme, duke e bërë edhe më të dallueshëm ndryshimin mes dy imazheve.

Hati Brika është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit përmbajtje nga përditshmëria e saj, moda dhe kujdesi për pamjen e jashtme.

Videoja e fundit tregon transformimin e saj përmes grimit, duke sjellë një krahasim të drejtpërdrejtë mes pamjes natyrale dhe asaj të kuruar me make-up.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*