Pas përfundimit të ndeshjes së bejsbollit, Dua Lipa ka zbuluar se kjo ishte hera e parë që ndiqte nga afër një ndeshje të këtij sporti.
Por ajo që e bën këtë eksperiencë edhe më interesante është fakti se tifozi i ulur pranë saj nuk e kishte njohur këngëtaren e famshme.
Dua ishte e pranishme në ndeshjen e tretë mes Yankees dhe Rays, në kuadër të serisë ALDS, së bashku me bashkëshortin e saj, Callum Turner.
Gjatë gjithë ndeshjes, çifti qëndroi pranë Marlins Man, tifozit të njohur që, siç ka treguar më vonë, nuk e kishte kuptuar se kush ishte gruaja e ulur pranë tij.
Pas ndeshjes, ai e përshkroi këngëtaren si “shumë të sjellshme”, duke thënë se ajo mund të ishte personazhi i famshëm më i këndshëm që kishte takuar ndonjëherë në një ndeshje bejsbolli.
Ai tregoi gjithashtu se kishte arritur ta bindte Dua Lipën të ngrihej në këmbë gjatë interpretimit të këngës patriotike amerikane “God Bless America”.
Këtë moment e shfrytëzoi edhe për të kritikuar personazhe të tjerë të famshëm, të cilët në ndeshje të mëparshme kishin refuzuar të ngriheshin gjatë interpretimit të saj.
Kështu, ndeshja e parë e bejsbollit për Dua Lipën u shndërrua në një përvojë të veçantë, ndërsa historia e Marlins Man, i cili kaloi një ndeshje të tërë pranë këngëtares pa e njohur, tërhoqi vëmendjen e publikut. /Prive By LS


Leave a Reply