Ja si pritet në shtëpi Sara pas pushimeve – trëndafila të bardhë dhe një mesazh nga zemra!

Prej kohësh në rrjet është përfolur për një lidhje mes Sara Hoxhës dhe biznesmenit Erik Fullani, dhe duket se romanca mes tyre po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Së fundmi, çifti është parë së bashku në jug të Shqipërisë, ku kanë kaluar disa ditë pushimi për ditëlindjen e Sarës.

Një foto e siguruar nga pushuesit i shfaqte ata në shoqërinë e njëri-tjetrit, të buzëqeshur dhe mjaft të afërt, duke forcuar bindjen se thashethemet për lidhjen nuk janë të pabaza.

E duket se Erik e ka pritur Sarën me një buqetë lulesh në kthim, megjithëse kjo nuk mund të thuhet me siguri.

Ajo që është e konfirmuar është një story e publikuar në Instagram nga Sara, ku shfaqeshin trëndafila të bardhë dhe një shënim i shkurtër me mbishkrimin: “Mirë se erdhe në shtëpi”.

Sara e shoqëroi postimin me një mesazh domethënës duke u shprehur: “Shpirtat e mëdhenj gjejnë lumturi në gjëra të vogla.”

Një gjest i thjeshtë, por që lë të kuptohet shumë për natyrën e marrëdhënies mes tyre.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen, shenjat flasin vetë: një raport i freskët, i ndërtuar mbi kujdes dhe afeksion të ndërsjellë.

Mbetet të shihet kur do të vijë postimi i shumëpritur që do ta bëjë publike këtë lidhje. /Prive By Liberta Spahiu.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*