Ish-banori i “BBVK”-së Labinot Rexha, ende po komenton ngjarjet që kanë ndodhur gjatë qëndrimit të tij në këtë format.
Por, tani ka thurur fjalë miradie për një tjetër konkurrent, Ludo Lee, shkruan Indeksonline.
Ai shkroi se është krenar që e njeh atë si dhe e quajti “vëlla”.
Më poshtë keni postimin e plotë.
“Jam krenar që kam pasur fatin ta njihja Ludo Lee-në!
Ndonjëherë, jeta të sjell njerëz që nuk i ke njohur prej vitesh, por që me zemrën, karakterin dhe shpirtin e tyre të bëjnë të ndihesh sikur i ke pasur pranë gjithmonë.
Për mua, Ludo Lee nuk është thjesht një shok, por është shok, vëlla dhe një njeri që e respektoj me gjithë zemër!
Ndoshta rrugët tona u kryqëzuan jo shumë kohë më parë, por respekti dhe vlerësimi që kam për të janë të sinqerta. Unë i çmoj njerëzit që ecin përpara, që kanë vizion, që nuk ndalen përballë vështirësive dhe që e ruajnë zemrën e pastër.
Ludo, jam krenar që të kam njohur dhe i lumtur që sot të quaj vëlla! Në këtë jetë nuk ka rëndësi sa gjatë e njeh dikë, por çfarë njeriu është ai dhe çfarë ndjenje të lë në zemër”, ka shkruar Labi.
Por, tani ka thurur fjalë miradie për një tjetër konkurrent, Ludo Lee.


Leave a Reply