Një nga çiftet më të përfolura të botës së shoqërisë artistike në Turqi, aktorja e njohur Melisa Döngel dhe reperi Murda, kanë dhënë një lajm që ka mërzitur adhuruesit e tyre. Dyshja, të cilët kishin kohë që përjetonin një romancë dhe vetëm pak kohë më parë e bënë atë zyrtare, kanë vendosur t’i japin fund lidhjes.
Melisa Döngel, e cila ka tërhequr vëmendjen me rolet e saj në seriale shumë të ndjekura si Sen Çal Kapımı, Sadakatsiz,Kirli Sepeti dhe Arka Sokaklar, përveç aktrimit shpesh bëhet kryefjalë e medieve edhe me postimet e saj në rrjetet sociale.
Pjesëmarrja e aktores së bukur në videoklipin e këngës më të re të partnerit të saj, Murda, u prit si një surprizë e madhe nga fansat dhe u kthye menjëherë në një nga temat më të diskutuara në internet.
Çifti e kishte bërë publike lidhjen e tyre përmes një videoje romantike të publikuar në llogaritë e tyre zyrtare, ku shiheshin bashkë. Sidoqoftë, sipas informacioneve të fundit nga prapaskenat e medieve rozë, lumturia e tyre nuk zgjati aq sa pritej.
Lidhja e tyre e shkurtër ka përfunduar papritur. Bëhet e ditur se Melisa Döngel dhe Murda kanë vendosur të ndajnë rrugët me mirëkuptim për shkak të papajtueshmërisë dhe mospërputhjes mes tyre.
Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare direkte, burimet afër çiftit konfirmojnë se ata i kanë dhënë fund romancës. /Prive By LS


Leave a Reply