‘Fiksimi im’, Beharja zbulon jetën pas BBVK

Pas javëve të kaluara në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Behare Maksutaj i është rikthyer ritmit të saj të zakonshëm në Zvicër.

Larg kamerave të shtëpisë, ajo vazhdon të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria. Këtë herë, vëmendjen ia kushtoi një parfumi.

“A little obsession”, shkroi Beharja në Instagram, krahas një fotografie ku shihet kutia e Guidance 46 nga Amouage.

Po çfarë arome ka “fiksimi i vogël” i Behares? Në fillim dallohen dardha dhe lajthia, më pas vijnë trëndafili, jasemini dhe shafrani, ndërsa vanilja dhe druri i sandalit i japin ngrohtësi. Edhe numri 46 në emrin e parfumit lidhet me përbërjen e tij, pasi vajrat aromatikë përbëjnë 46% të formulës.

Në Kosovë, Guidance 46 e gjeni te Maison de Parfum, në dyqanet e saj në Albi Mall dhe Prishtina Mall, si dhe online në maisondeparfumks.com.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*