Puthjet në buzë ndezin sherrin në “Për’puthen”/ Përplasen konkurrentët

Një situatë e tensionuar është regjistruar në episodin e sotëm të dating show-t “Për’puthen”.

Pas transmetimit të takimit mes Erës dhe Sotirit, atmosfera në studio është tensionuar gjatë diskutimit për puthjet në buzë mes dy protagonistëve.

Fillimisht, Sotiri është ngritur nga karrigia dhe është drejtuar në mënyrë konfrontuese drejt Xhastinit. Ndërhyrja e djemve të tjerë ka bërë të mundur shmangien e përshkallëzimit të situatës.

Por tensionet nuk janë ndalur me kaq. Një koment i Greit ka bërë që Era të ngrihet e revoltuar nga karrigia dhe të drejtohet me vrull drejt tij, në një moment që ka kërkuar ndërhyrjen e gjithë studios.

Pas situatës së krijuar, Era është larguar nga studioja, dukshëm e revoltuar.

Për të ndjekur episodin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*