Sërish bashkë pas 10 vitesh? Rrjeti ‘vlon’ nga lajmet për Serenay Sarıkaya dhe Çağatay Ulusoy

Mediat dhe llogaritë turke të showbiz-it kanë nisur të raportojnë se Sarıkaya mund t’i bashkohet Ulusoy si protagoniste në produksionin e ri. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Prime Video apo TİMS&B Productions se aktorja është pjesë e kastit.

Nëse lajmi konfirmohet, ky do të ishte një rikthim i dy aktorëve në ekran së bashku, më shumë se një dekadë pas bashkëpunimit të tyre në serialin “Medcezir”, i cili u transmetua nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Në “Medcezir”, Çağatay Ulusoy interpretoi Yaman Koper, ndërsa Serenay Sarıkaya luajti Mira Beylice. Personazhet e tyre ishin në qendër të historisë së dashurisë që zhvillohej përgjatë serialit.

Tash, më shumë se dhjetë vjet më vonë, emrat e tyre po lidhen sërish me një projekt të përbashkët, ndonëse në një histori krejtësisht të ndryshme.

Çfarë është “Eşref Tek”?

“Eşref Tek” është projekti i ri i TİMS&B Productions për Prime Video, i cili u paralajmërua disa muaj pas përfundimit të “Eşref Rüya”. Seriali nuk është një sezon i tretë i produksionit, por do të rikthehet në të kaluarën e personazhit Eşref.

Historia do të fokusohet te vitet e hershme të tij, rrënjët e lidhjes me Rüyan dhe ngjarjet që e formësuan atë përpara se të bëhej figura e fuqishme që publiku njohu në “Eşref Rüya”.

Gjithashtu, produksioni pritet të sjellë më shumë detaje për vitet e para të Eşrefit dhe Kadir, përfshirë mënyrën se si ata u përfshinë në botën e krimit.

Çağatay Ulusoy do të rikthehet në rolin e Eşrefit, ndërsa është raportuar se pjesë e projektit do të jetë edhe Görkem Sevindik, i cili më herët interpretoi Kadirin në “Eşref Rüya”.

Ndërkohë, pjesëmarrja e Demet Özdemir në projekt nuk është konfirmuar. Mungesa e saj në posterin e parë promovues ka nxitur gjithashtu diskutime rreth kastit të ri.

Për momentin, një nga pyetjet kryesore mbetet nëse Serenay Sarıkaya do t’i bashkohet vërtet projektit.

Në rast se konfirmohet, rikthimi i saj përkrah Çağatay Ulusoy do të sillte edhe një herë në ekran çiftin e njohur nga “Medcezir”. Megjithatë, deri në një njoftim zyrtar nga Prime Video ose TİMS&B Productions, përfshirja e Sarıkayasë mbetet vetëm një raportim. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*