Ndjenja e dhimbjes dhe e mungesës vazhdon të jetë e freskët te rrethi shoqëror i të ndjerit Laurent Krasniqi. Sot bëhet saktësisht një muaj nga ndarja e tij nga jeta, një datë që ka prekur thellë miqtë dhe të afërmit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Egzoni, miku i tij i ngushtë ka ndarë disa fotografi me Laurentin dhe miqtë e tyre, të shoqëruara me fjalë prekëse në kujtim të mikut të tyre të zemrës.
“Laurent, vëllai ynë, miku ynë i zemrës, sot u bë një muaj pa ty. Gjithmonë do të të kujtojmë kështu, të buzëqeshur, siç je në këtë fotografi. Allahu të mëshiroftë e na bashkoftë në Xhenet, inshallah. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, vëlla.”
Në imazhet e shpërndara, Laurenti shihet i rrethuar nga miqtë e tij më të afërt, me buzëqeshje në fytyrë, duke lënë pas kujtime të pashlyeshme te të gjithë ata që e njohën. /Prive By Liberta Spahiu

Leave a Reply