Fotot me vello të bardhë bënë xhiron e rrjetit, a u martua Anisa?

Fotot që Anisa publikoi mbrëmë morën vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke bërë shpejt xhiron e rrjetit.

Pamjet e saj nisën të komentohen edhe përtej qëllimit të tyre, ndërsa disa prej ndjekësve aluduan se Anisa mund të ketë bërë një hap të ri të rëndësishëm në jetën e saj.

Megjithatë, Anisa nuk i ka lënë gjatë në pritje këto aludime. Ajo ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke sqaruar se çfarë qëndron pas fotografive që ngjallën gjithë këto diskutime.

Pra, bëhej fjalë për një realizim në kuadër të një reklame dhe jo për ndonjë njoftim personal që lidhet me një hap të ri në jetën e saj.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Anisa kishte zbuluar përmes disa postimeve në rrjetet sociale se është në një lidhje. Megjithatë, ajo ka zgjedhur ta mbajë partnerin larg syrit të publikut, duke mos zbuluar identitetin e tij.

Edhe pse ka ndarë herë pas here momente që kanë lënë të kuptohet se është në një lidhje, Anisa vazhdon ta ruajë me mister identitetin e personit që ka në krah. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*