Elijona nis “epokën e re” pas ndarjes nga Klodi

Pas ndarjes nga Klodi, Elijona duket se po e përqendron vëmendjen te vetja dhe te një kapitull i ri në jetën e saj.

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga palestra. Postimin e ka shoqëruar me mbishkrimin në anglisht: “Një epokë e re, duke ndërtuar një version më të mirë të vetes”.

Postimi vjen pak ditë pasi Elijona konfirmoi publikisht se lidhja e saj me Klodin ka përfunduar. Ajo kishte bërë të ditur se të dy kanë zgjedhur të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, duke kërkuar njëkohësisht respekt për privatësinë e tyre.

“Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë”, ishte një prej mesazheve të Elijonës në reagimin e saj të parë pas ndarjes.

Ndërkohë, edhe Klodi ka reaguar pas ndarjes, duke mohuar zërat për tradhti apo keqtrajtim nga ana e tij. Ai nuk ka zbuluar arsyen konkrete që çoi në fundin e marrëdhënies, duke thënë vetëm se “koha do të tregojë çdo gjë”.

Në këtë kontekst, postimi i ri i Elijonës nga palestra, i shoqëruar me mesazhin për një “epokë të re” dhe për t’u bërë një version më i mirë i vetes, vjen si një tjetër reflektim i saj publik pas përfundimit të lidhjes. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*