A ka pasur tradhti? Klodi flet për ndarjen

Pas konfirmimit të ndarjes nga Elijona, edhe Klodi ka reaguar për herë të parë publikisht, duke iu drejtuar ndjekësve të tij përmes një shkrimi në Instagram.

Ish banori i Big Brother VIP Kosova bëri të qartë se mes tyre nuk ka pasur tradhti apo keqtrajtim, duke hedhur poshtë teoritë që kanë qarkulluar ditët e fundit.

“Për sa i përket teorive të shumta, më duket e kotë edhe që po më duhet t’i adresoj, por u bë pak e tepërt. Nuk ka pasur kurrë as tradhti dhe as keqtrajtim prej anës time. Kam dëgjuar shumë gjëra për veten dhe është e rëndë si për mua, ashtu edhe për familjen time”, shkroi ai.

Klodi shtoi se dashuria dhe respekti për Elijonën do të mbeten gjithmonë, ndërsa për arsyet e ndarjes zgjodhi të mos japë më shumë hollësi.

“Koha do të tregojë çdo gjë”, ishte fjalia me të cilën ai e përmbylli reagimin.

Zhvillimet për ndarjen e tyre nisën pas përfundimit të xhirimeve të reality showt italian “The Fifty Italia”, kur Klodi dhe Elijona hoqën njëri tjetrin nga Instagrami dhe fshinë fotografitë e përbashkëta. Tashmë, të dy kanë folur publikisht, por pa zbuluar se çfarë e solli fundin e lidhjes së tyre. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*