E papritur! Personazhi i njohur bëhet pjesë e “Përputhen”

Sezoni i ri i “Përputhen” sapo ka nisur, ndërsa prezantimi i konkurrentëve po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme. Mes hyrjeve të reja është edhe një personazh që për një pjesë të publikut nuk është i panjohur.

Bëhet fjalë për Xhastin Peshkun, i cili i është bashkuar programit si konkurrent dhe do të jetë një prej djemve që këtë sezon do të kërkojnë dashurinë në ekran.

Xhastini ka tashmë eksperiencë televizive. Ai është bërë i njohur për publikun përmes “Andale”, projektit të Dalina Buzit, ku ishte një prej personazheve të formatit.

Kalimi i tij në “Përputhen” vjen tashmë në një rol krejt tjetër, këtë herë si konkurrent i një formati dating, ku njohjet dhe raportet mes pjesëmarrësve janë në qendër të programit.

Mbetet për t’u parë se me cilën prej vajzave do të krijojë afrimitetin e parë dhe si do të zhvillohet rrugëtimi i tij në “Përputhen”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*