‘Dyfytyrsha’, G-Bani-reperëve nga Kosova: ‘E keni pas mundësinë me e çu zanin’

Aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Pas vendimit, në Prishtinë janë zhvilluar protesta në mbështetje të tyre, ku janë parë edhe disa prej emrave të njohur të estradës.

Në mesin e artistëve që kanë marrë pjesë në protesta ka qenë edhe Genc Prelvukaj, pjesë e grupit “Etno Engjujt”, ndërsa të pranishëm janë parë edhe Labinot Tahiri, Ledri Vula, Leonora Jakupi e Lyrical Son.

Megjithatë, jo të gjithë i kanë pritur pozitivisht reagimet e artistëve pas vendimit.

Reperi G Bani ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram Story, duke kritikuar kolegët e tij, veçanërisht reperët nga Kosova, për atë që ai e konsideron si reagim të vonuar.

Ai ka përmendur disa artistë që, sipas tij, kanë shprehur vazhdimisht qëndrime patriotike, ndërsa ka kritikuar të tjerët që, sipas tij, nuk kanë folur më herët për këtë çështje.

“Veq Etno Engjëjve, Gold AG, Unikkatilit dhe Hysenit, nuk du me pa rreper tjetër t’ Kosovës tu ba si patriot tash mas vendimit t’ Hagës. E keni pas mund’sin’ me e çu zanin ma par’ për krimet e luftës të Serbisë, ama e keni zgjedh me knu për turli lloj senesh tjera. Pse nuk dolët me e ba ni kang për 4shen e UÇK që asht n’ burg?! U ba vite që e keni humb moralin dhe atdhedashurinë si në tekste ashtu dhe n’ bashkpunime. Dyfytyrsha!”, ka shkruar ai.

Me këtë reagim, G Bani ka kritikuar publikisht një pjesë të skenës së repit, duke vënë në pikëpyetje sinqeritetin e reagimeve të tyre pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*