Pas eksperiencës në “Ferma VIP 3”, Ola po vazhdon një kapitull krejt tjetër të jetës së saj, tashmë mes Prishtinës dhe lidhjes me Adionin.
Dyshja kanë zgjedhur ta mbajnë raportin larg dramave dhe zhurmës së panevojshme, ndërsa Ola prej kohësh ka treguar se është afruar dukshëm edhe me familjen e partnerit të saj.
Këtë e ka dëshmuar edhe mbrëmë gjatë një ahengu, ku ajo është parë duke kërcyer e buzëqeshur me nënën e Adionit.
Momenti mes tyre, krejt spontan dhe i ngrohtë, ka treguar edhe një herë raportin e afërt që Ola ka krijuar me familjen e tij.
Duket se ish-fermerja është ambientuar natyrshëm me jetën e re në Prishtinë, ndërsa lidhja me Adionin vazhdon të ecë qetë, larg dinamikave që zakonisht shoqërojnë çiftet e krijuara në ekran.

Leave a Reply