Këngëtari dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Armir Shahini, ishte i ftuar një ditë më parë në emisionin “She’s On Air”, ku foli për projektet e tij të reja muzikore, por edhe për marrëdhëniet me ish-banorët me të cilët ndau eksperiencën në reality show.
Gjatë intervistës, moderatorët nuk e lanë pa e “ngacmuar” edhe për çiftet e krijuara gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”.
I pyetur për ta, Miri u shpreh se nuk ka asnjë koment për marrëdhëniet e tyre, duke theksuar se secili tashmë po vazhdon jetën e vet.
“Unë nuk kam asnjë lloj komenti për çiftet që janë krijuar atje. Gjithsecili sheh jetën e tij, të vazhdojnë të jetojnë të lumtur”, tha ai.
Më pas, moderatorja e pyeti nëse do të merrte pjesë në dasmën e tyre, nëse do të merrte një ftesë.
“Po ku di unë, të vijë ftesa, të shohim”, u përgjigj Miri.
Moderatorja vijoi ta ngacmonte, duke i sugjeruar që të shprehej hapur se nuk mban inate dhe se do të shkonte në dasmë.
“E kam thënë këtë, ta them prapë?”, tha ai, duke shtuar:
“Unë jam njerëzor, inate nuk mbaj, jam sjellë çun korrekt. Njerëzit e dinë vetë.”
I pyetur sërish nëse do të shkonte në një dasmë, Miri theksoi se fillimisht duhet të marrë ftesën dhe më pas të shohë situatën.
“Po si mund të shkoj në dasmë pa ardhur ftesa. Duhet me e pa situatën si të vjen”, u shpreh këngëtari.
Në fund, moderatorja e pyeti nëse, në rast se do të ftohej në dasmën e Selinit, do të këndonte aty.
“Aman se po thashë unë do të shkoj në dasmë, do thonë ‘ai do të shkojë në dasmë, kush po të fton ty’. Po thashë nuk do të shkoj në dasmë, ‘zbrit se të vrava, hip se të vrava’, ky muhabet”, u përgjigj me humor Miri.
Kështu, edhe pse nuk dha një përgjigje të prerë për pjesëmarrjen e tij në dasmat e ish-banorëve, Miri la të kuptohet se nuk mban inate dhe se gjithçka do të varet nga situata dhe, mbi të gjitha, nga ftesa.

Leave a Reply