Megi Pojani befason me pamjen e re, mezi njihet me look-un e ri

Moderatorja shqiptare, Megi Pojani, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, Megi shfaqet me një parukë të re, duke sjellë një ndryshim të dukshëm në look-un e saj.

Pamja e re nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar menjëherë me komplimente, ndërsa disa prej tyre e kanë krahasuar me një superheroinë.

Me stilin e saj provokues dhe paraqitjet që shpesh bëhen temë diskutimi në rrjete sociale, Megi Pojani edhe këtë herë ka arritur të marrë vëmendjen e publikut.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*