Çfarë ndodhi me këngën e Brikenës? Adi zbulon prapaskenat

Adioni, i njohur për publikun si Adi, ishte i ftuari i radhës në rubrikën “60 sekonda” të Prive by LS, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh pikante, duke zbuluar detaje nga jeta personale dhe ajo profesionale.

Gjatë intervistës, ai u përball edhe me pyetje për debatin e fundit me Olën, ndërsa nuk mungoi as një pyetje më intime, lidhur me vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale.

Një tjetër temë që mori vëmendje ishte kënga që Brikena kishte realizuar në studion e tij, por që nuk u publikua. Adi sqaroi se vendimi për të mos e publikuar projektin kishte qenë i vetë Brikenës.

“Thjesht e ka bërë këngën dhe s’ka dashtë me e publikuar tani, ka qenë vendim i saj”, u shpreh ai, duke sqaruar kështu se çfarë kishte ndodhur me projektin muzikor.

Por, cili është thashethemi më i çuditshëm që ka dëgjuar për veten? Adi tregoi se ishte përfolur se u kishte dhënë para Kreshës, Lumit dhe Ledrit për të marrë pjesë në këngën “Kush o ktu”.

Kjo, sipas tij, ishte një nga gjërat më të pazakonta që kishte dëgjuar për veten, ndërsa për më shumë nga përgjigjet e tij pikante, ndiqni intervistën e plotë në “60 sekonda” të Prive by LS.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*