Ermal Gashi, agjent i shitjes së patundshmërive, ka treguar në emisionin “N’mal a n’det” se këngëtari Kidda ka blerë shtatë banesa përnjëherë.
Sipas tij, kjo shitje është realizuar vetëm pak kohë më parë.
Gashi e ndau këtë informacion gjatë intervistës, duke e përmendur si një nga rastet më të veçanta me të cilat është përballur në punën e tij, shkruan “Kosovarja”.
Kidda është një nga emrat e njohur të muzikës moderne shqiptare, me disa bashkëpunime të suksesshme, mes tyre edhe me Capital T. Ai jeton në diasporë dhe vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore.


Leave a Reply