Kaderi ka surprizuar ndjekësit me një lajm të bukur që e ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale. Ajo ka bërë të ditur se shumë shpejt do ta shohim në një projekt të ri televiziv.
Sipas saj, bukuroshja do të jetë pjesë e një seriali turk, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e saj artistike.
Edhe pse nuk ka zbuluar shumë detaje rreth rolit apo datës së transmetimit, lajmi është pritur me interes nga fansat e saj, të cilët mezi presin ta shohin në ekran.
Ky projekt pritet të jetë një mundësi e re për Kaderin, e cila duket se po zgjeron angazhimet e saj edhe jashtë trojeve shqiptare.


Leave a Reply