Ludo ka folur hapur për atë çfarë ndodhi realisht mes tij dhe Benitës pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, duke treguar pse dyshja nuk arriti të mbijetonte në jetën reale. Ai e lidhi këtë ftohje me moshën dhe vizionin e ndryshëm për jetën, duke u shprehur qartë: “Ajo është në gjeneracionin Z. Ajo i sheh gjërat ndryshe, unë i shoh gjërat ndryshe, edhe për besë send të keq s’ka pasur.”
Por kush e mori hapin për t’u larguar? Kur gazetari i përmendi çështjen e “unfollow-it” në rrjetet sociale, duke kujtuar se ishte përfolur shumë se kush e fshiu kë i pari, Ludo e theksoi dhe nënvizoi qartë faktin se ka qenë pikërisht ai vetë që e ka shkëputur raportin.
I pyetur më tej nga gazetari nëse e bëri këtë lëvizje pikërisht për të ndalur fjalët, ish-banori u përgjigj me sinqeritet: “Po, se u komentua shumë bashkë me një foto, edhe përnjëmend atëherë… edhe u duk jashtë sikur jemi si çift edhe kjo nuk më pëlqeu.”
Më pas, ai hodhi poshtë pretendimet se e ka mashtuar Benitën në lojë. Për ta sqaruar këtë pjesë pa lënë asnjë keqkuptim, Ludo deklaroi prerë: *”Nuk e kam rrejtur unë brenda, brenda ka qenë lojë. Unë as nuk i kam premtuar martesë, as kurrsesi nuk i kam premtuar. Nuk e di çka e kam rrejtur se s’kam rrejtur kurrsen.”
Në fund, ai e mbylli duke shpjeguar se gjithçka kishte qenë një bashkëpunim i ndërsjellë brenda formatit televiziv: “U kon lojë, u kon strategji, ajo e ka pasur interesin e vet, unë interesin tim, edhe ka shkuar shumë mirë.”
Miqësia mes tyre, kaq e pati. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply