Aktore me profesion! Zbulohet e dashura e Rez Veleshnjës

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, prej disa kohësh ka ngacmuar vazhdimisht ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke sjellë pamje të pjesshme, si një dorë apo flokët e partneres së tij, të cilës ia ka mbajtur identitetin tërësisht misterioz.

Kjo lojë e tij e vogël ka bërë që kureshtja e publikut dhe mediave rozë të rritet për të zbuluar se kush është vajza që i ka vjedhur zemrën. Por kjo fshehtësi nuk ka mundur të zgjasë pafundësisht, të paktën jo për ne.

Prive By Liberta Spahiu ka arritur të zbulojë partneren e tij që qëndron krah aktorit të njohur dhe identiteti i saj tashmë nuk është një sekret. Ajo vjen nga e njëjta fushë si Rezarti dhe është gjithashtu aktore.

Pamjet që i kemi siguruar flasin vetë dhe dëshmojnë për një raport mjaft të afërt dhe të konsoliduar mes tyre. Mbetet për t’u parë se kur ata do të vendosin ta bëjnë këtë lidhje tërësisht publike dhe të dalin hapur, pa fshehur asgjë. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*